Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, “kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e saj përmes FINNIDA-s, si dhe mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës”.
Kurti gjithashtu theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar vendin si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si një shtet plotësisht të përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Duke e falënderuar për mbështetjen e Finlandës në shtet-ndërtim dhe forcim të institucioneve demokratike, kryeministri shprehu përkushtimin në thellimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë.”, thuhet tutje në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!