Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti takohet me Macron në Pallatin Elize, flasin për integrimin evropian dhe...

Kurti takohet me Macron në Pallatin Elize, flasin për integrimin evropian dhe sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë zyrtare dhe një drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize në Paris.

Presidenti Macron e uroi edhe njëherë Kryeministrin Kurti për rizgjedhjen dhe mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës, ndërsa Kurti shprehu falënderimin për kontributin e vazhdueshëm të Francës ndaj Kosovës.

Në takim morën pjesë Ministri Francez i Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Strasburg, Lulzim Hiseni.

Sipas njoftimit të Qeverisë, diskutuam u fokusuan në sigurinë e Kosovës, rolin e NATO-s dhe KFOR-it, si dhe në integrimet evropiane. Kryeministri Kurti theksoi harmonizimin e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe progresin në 35 nga 38 fusha, siç evidenton raporti i fundit i BE-së, duke renditur Kosovën ndër vendet më të suksesshme në rajon. Ai kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në fokus të takimit ishin edhe raportet me Serbinë, bashkëpunimi me aleatët veri-atlantikë, siguria rajonale në Ballkan, si dhe planet dhe investimet në edukim dhe zhvillimin e biznesit Kosovë–Francë, përfshirë edhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Takimi, sipas njoftimit të Qeverisë, konfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit evropian dhe bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT