Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një sjellje të papranueshme ndaj gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka.
Në mungesë të një përgjigjeje për çështjen në fjalë, Kurti u mor me gazetaren.
“Ndërkaq znj. gazetare ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli Telekomit të Kosovës, masnej flisni për albuminat”, tha Kurti në drejtim të gazetares Uka.
Në fund, gazetarja Uka i tha Kurtit se “e përcjelli këtë sektor me shumë ndershmëri”.
Ky reagim i Kurtit erdhi pasi gazetarja e Klan Kosova e pyeti ministrin në detyrë të Shëndetësisë për mungesë barnash në QKUK. /Klankosova.tv
The post Kurti s’pati përgjigje për mungesë barnash, u “kap” me gazetaren e Klan Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.