Kurti: S’mund të bëhesh e as të jesh kryetar i Prishtinës kur oligarkët ta përcaktojnë zhvillimin

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ashpërsuar tonin ndaj pushtetit aktual komunal në Prishtinë, duke e akuzuar për ndikim të oligarkëve në drejtim dhe zhvillim të qytetit.

Në një postim në Facebook, ku Kurti fton qytetarët të votojnë kandidatin e partisë së tij për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ai ka thënë se kryeqyteti është bërë i vështirë për t’u jetuar.

“Na duhet ky ndryshim, sepse Prishtina është bërë qytet i vështir për ne që jetojmë në kryeqytet, por edhe për ata që e vizitojnë. Nuk mund të bëhesh e as të jesh kryetar i Prishtinës kur oligarkët ta përcaktojnë kahjen e zhvillimit të qytetit. Nuk kalojnë të tillët më në Prishtinë e Prishtina nuk e lejon më këtë”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka cilësuar qeverisjen e kryetarit aktual, Përparim Rama, si të zhveshur nga vizioni dhe respekti për qytetarin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/