E martë, 20 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti sfidon opozitën: Votoni Albulena Haxhiun dhe më testoni mua a i...

Kurti sfidon opozitën: Votoni Albulena Haxhiun dhe më testoni mua a i kam 61 vota për Qeveri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sfiduar partitë opozitare që të mbështesin kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se vetëm pas konstituimit të tij mund të vërtetohet nëse ai i ka apo jo 61 votat për të formuar qeverinë e re.

Kurti u shpreh i bindur në shumicën parlamentare dhe ftoi opozitën që ta testojë këtë përmes votimit.

“Ata nuk besojnë që unë nuk i kam 61 vota për kryeministër. Unë iu them atyre ‘me testoni’. Nëse ata besojnë që Albin Kurti s’i ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë kryeministër përsëri, e kanë në dorë të më besojnë. Le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte fitore për ta. Nuk do të ishte fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke pamundësuar korumin”, tha Kurti për RTK-në.

Ai theksoi se bllokimi i Kuvendit nuk është rrugë demokratike dhe kërkoi që hapi i parë i domosdoshëm – konstituimi i legjislaturës së re – të mos vazhdojë të pengohet.

Derisa procesi i konstituimit të Kuvendit është shtyrë tashmë 18 herë, përpjekja e radhës është paralajmëruar për nesër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT