Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një nga paraqitjet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet komunale në Prishtinë, ka kritikuar kandidatin e Partisë Demokratike, Uran Ismailin, duke përmendur mbylljen e lokalit të tij “Bon Vivant” në kryeqytet, për të cilin tha se “u shndërrua në vend krimi.”
“Uran Ismaili ia ka bë një të mirë Prishtinës. E mbylli lokalin që u shndërrua në vend krimi. Lokali e kishte emrin Bon Vivant, që do thotë ‘ai që rrnon mirë’. Por aty dy veta që hynë të qeshur dolën të vdekur. Prandaj puna më e mirë që e ka bërë është që e ka mbyllë atë lokal.”, theksoi Kurti.
Megjithatë, Kurti është parë në të kaluarën duke pirë kafe në një nga restorantet në pronësi të Uran Ismailit në Prishtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!