Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka shprehur mirënjohje Rohdes për pesë vitet e shërbimit të tij si ambasador në Kosovë.
“Në krye të herës, kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit për pesë vite të shërbimit të tij në këtë detyrë në Kosovë, duke u bërë kështu dhe ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.”
Kurti ka theksuar se Gjermania mbetet partner qendror i Kosovës, si në bashkëpunimin ekonomik, ashtu edhe në rrugën drejt integrimit evropian.
“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!