Monday, March 30, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti premton shpërblime të mëdha për përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Kurti premton shpërblime të mëdha për përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se pas fitores historike kundër Sllovakisë, do të ndahet një shpërblim prej 500 mijë eurosh për futbollistët e Kosovës.

Ai shtoi se në rast kualifikimi për Kupën e Botës 2026, do të ketë shpërblime shtesë deri në një milion euro dhe premtoi shpërblime “që nuk ua merr mendja” për sukseset e mëtejshme të ekipit.

“Triumfi në Bratisllavë në kuadër të ‘play-off’ për Kampionatin Botëror 2026, ku Sllovakia u njoh me futbollistët e rangut botëror nga Kosova, përbën një moment dhe sukses historik për vendin tonë. Në fund të nëntorit ndamë 250 mijë euro me rastin e sigurimit të ‘play-off’. Po atë ditë u zotuam se do të ndajmë 500 mijë euro të tjera në rast të fitores ndaj Sllovakisë. Ky zotim do të jetësohet sot, por dua që kjo të mos mbarojë këtu”, deklaroi Kurti.

“Uroj fort që djemtë tanë shembullorë të cilët pata kënaqësinë t’i takojë mbrëmë, të fitojnë finalen e ‘play-off’-it dhe të shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit të Kosovës si të parët të cilët e jetësojnë ëndrrën e Botërorit. Kualifikimi në Kupën e Botës do ta kuptimësonte shënimin e 10 dhjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Në rast kualifikimi, do të ndajmë edhe një milion euro të tjera për përfaqësuesen tonë në futboll”, tha më tej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT