E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti po qëndron për vizitë në Sarajevë

Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë

Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.

Ai sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”, e këta të fundit njoftuan se nga ora 17:00 Kurti do të flasë në një konferencë që temë ka zhvillimin e marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda. Gjithashtu, krei i Qeverisë së Kosovës do të ketë takim me bashkëatdhetarë në Sarajevë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas asaj më 2018 kur ishte në opozitë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT