Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht.

Ai ka thënë se sfidat janë ato që kanë të bëjnë me provokime në kufi si dhe me ngritjen e çmimit të naftës.

“Provokimet rreth kufirit po shtohen. Përshtypja jonë është që vjen nga dy dështime. I pari është që nuk kanë një strukturë të brendshme. E dyta është se e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë peng krejt rajonin për integrime në Bashkimin Evropian. Pra Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po thotë kush dëshiron të vijë do t’i krijohen shanset, por duhet t’i bëhen detyrat e shtëpisë. Kush nuk dëshiron të vijë nuk mund t’i pengojë të tjerët dhe kjo i ka acaruar shumë serbët sepse ata e kanë pas privilegjin që pa neve nuk mund të shkonin askund. Kjo është një dëshpërim i dyfishtë”, ka thënë Kurti, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai u ndal edhe te ngritja e çmimit të naftës, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

“Sfida e dytë është që luftërat që nisën nuk përfunduan, por nisën ato të rejat dhe këto tash po e bëjnë çrregullimin e zinxhirit të furnizimit. Kemi folur me ministrin e Financave dhe ministren e Tregtisë që të përgatiten sa më mirë, sepse çmimet e naftës dhe produkteve tjera po rriten”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e stabilitetit shoqëror.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT