Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për 15-vjetorin e shpalljes së mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Kurti tha se ky vendim i GjND-së, i dha dritë njohjes vendimtare të së drejtës së popullit të Kosovës për shtetformim dhe ishte akt konfirmues i evidencës shoviniste e kolonizuese të Serbisë.
“Ajo do mbetet edhe një mësim për Serbinë, e cila me nxitim loboi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta pyetur Gjykatën për ligjshmërinë e pavarësisë së Republikës sonë. Nxitimi i saj u kthye në një humbje të madhe të politikës serbomadhe, e po ashtu simbolikisht një kujtim për viktimat e kolonizimit, diskriminimit sistematik e gjenocidit të saj.”/Klankosova.tv
The post Kurti për vendimin e GjND-së: E konfirmoi evidencën shoviniste të Serbisë ndaj popullit të Kosovës appeared first on Klan Kosova.