E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc: U gjeten emblema që dëshmojnë përfshirjen...

Kurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc: U gjeten emblema që dëshmojnë përfshirjen e grupeve terroriste serbo-ruse

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas bastisjeve në veri të vendit, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme.

Kurti tha se janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.

“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që sipas tij, rrezikojnë sigurnië e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.

Kryeministri Albin Kurti publikon fotografi të emblemave që thotë se u gjeten në veri dhe i përkasin organizatave ruse.
Kryeministri Albin Kurti publikon fotografi të emblemave që thotë se u gjeten në veri dhe i përkasin organizatave ruse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT