E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti për sulmin në Austri: Të gjithë kanë të drejtë të mësojnë...

Kurti për sulmin në Austri: Të gjithë kanë të drejtë të mësojnë pa frikë e kërcënim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në një shkollë në Graz të Austrisë, ku mbetën të vrarë 11 persona dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në institucionet arsimore.

“Të gjithë kanë të drejtën themelore për siguri dhe një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllime familjeve të prekura dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin e Austrisë”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT