Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dhënë as sot përgjigje lidhur me pezullimin e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani lidhur me këtë çështje gjatë fushatës zgjedhore në Mitrovicë, Kurti zgjodhi që të mos përgjigjej fare.
Njëjtë nuk kishte pasur koment as në hapjen zyrtare të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosse të premten mbrëma.
Ndryshe, të premten Ambasada e ShBA-së në Kosovë njoftoi lidhur me pezullimin pa afat të dialogut, ku sipas tyre kjo vjen si shkak i veprimeve të qeverisë në detyrë.
The post Kurti pa koment për pezullimin e dialogut strategjik nga Amerika (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.