Kurti niset për vizitë në ShBA

Kurti amniston Bashën, e quan keqinterpretim bujën që bëri punimi anti-UÇK

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu bëri të ditur autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi i cili tha se “Kurti është në rrugë e sipër për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kritik ishte analisti Ilir Deda, i cili tha se nuk duhet të shkojnë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti në të njëjtën kohë në vizitë jashtë shteti.

“Ne kemi bërë kritika edhe në të kaluarën. Nuk shkon presidentja dhe kryeministri në të njëjtën, nuk shkohet ashtu jashtë vendit”, tha ai.

The post Kurti niset për vizitë në ShBA appeared first on Klan Kosova.