Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një vizitë në veri të Mitrovicës.
Atje, shefi i qeverisë shkoi për të marrë pjesë në përurimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Kurti deklaroi se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai theksoi se qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, deklaroi kryeministri.


