Në shkollën “Isa Boletini” në Zveçan, ku përfshihen edhe tri fshatra me shqiptarë, është mbajtur një takim i Lëvizjes Vetëvendosje me qytetarë, ku është kërkuar vota e tyre.
I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për kryetar të Zveçanit, Fetah Peci. Pos tyre, i pranishëm ishte edhe Faton Peci, kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut.
Aty u tha se do të ketë përmirësim të dukshëm të kapaciteteve për një jetesë sa më të mirë për qytetarët e këtyre fshatrave.
Kandidati për Zveçanin tha se ka në plan të punojë në aspektin e transportit për nxënësit dhe rregullimin e ujit të pijshëm.
Kurti më pas shkoi në Mitrovicën e Jugut për të pasur një takim me minatorët, ku u tha se do t’u jepet mbështetje e madhe për katër vitet e ardhshme.
The post Kurti në veri, përkrah me dy kandidatët Peci (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.