E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti në Sarajevë: Bosnje Hercegovina duhet sa më parë të rafitikojë marrëveshjen...

Kurti në Sarajevë: Bosnje Hercegovina duhet sa më parë të rafitikojë marrëveshjen për letërnjoftimet

Takimet zyrtare në Sarajevë, kryeministri  Albin Kurti i vazhdoi me zëvendëspresidentin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, gjeneralin Refik Lendo, me të cilin diskutuan rreth marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rreth mundësive për shtim dhe thellim të bashkëpunimit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Kurti e falënderoi Lendon për mikpritjen e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë.

“Kurti e njoftoi atë për përgatitjet që institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Procesit të Berlinit për lëvizje me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari 2025. Ai theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë sa më parë këtë marrëveshje ashtu që të filloj zbatimi i saj nga të dy palët”.

“Zëvendëspresidenti Lendo falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin në lidhje me lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe shprehu shpresën që edhe vendi i tij të zbatojë masë reciproke për qytetarët e Kosovës në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftim.

Përgjatë bisedës, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në arritjen e objektivave të përbashkëta sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe për instrumente dhe platforma të përbashkëta që do të mundësonin rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë. /Klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT