Ka mbi 7 vite që raporton për sektorin e shëndetësisë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, detyrën e saj zakonshëm e kreu e njëjtë bëri edhe të mërkurën.
Ajo kërkoi përgjigje për mungesën e barnave në QKUK.
Këtë e dinte edhe i pari i Ministrisë së Shëndetësisë për çka në një formë e konfirmoi gjatë përgjigjes.
E në mungesë të një përgjigje Arbreshës iu kundërvu vet kryeministri Albin Kurti.
Por jo rreth pyetjes që Uka shtroi.
Mungesa e albuminave nuk iu duk e rëndësishme karshi një sulmi që tentoi ta bënte.
Kjo gjuhë e shefit të qeverisë shihet si shqetësuese nga ata që ligjërojnë në universitete rreth kësaj lënde.
Forma dhe përmbajtja e komunikimit të një kryeministri tregojnë nivelin e përgjegjësisë së tij demokratike tha profesori Gëzim Qerimi.
Ndaj medieve në përgjithësi Albin Kurti kishte përdorur gjuhë të ashpër vazhdimisht edhe gjatë fushatës së fundit elektorale disa nga to edhe i kishte bojkotuar.
The post Kurti në QKUK: Pyetet për barna, s’ska përgjigje, zihet me gazetare (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.