Kurti në Gjakovë: Do të kemi katër lajme të mira – për nënat që marrin shtesa për fëmijë, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët

Kurti në Gjakovë: Do të kemi katër lajme të mira – për nënat që marrin shtesa për fëmijë, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Gjakovë ka përmendur siç ka thënë katër lajme të mira, por që tha se nuk do t’i konkretizojnë në shifra deri pas zgjedhjeve lokale.

Ai tha se lajme të mira i presin nënat që marrin shtesa për fëmijë, pensionistët, punëtorët e sektorit privat që punojnë me pagë minimale si dhe veteranët e UÇK-së.


Sipas tij, katër lajmet shumë të mira i presin të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijë, pensionistët, punëtorët e sektorit privat që punojnë me pagë minimale, veteranët e UÇK-së, për të cilët do të hiqet kufizimi i punësimi.

“Këto katër të lajme të mira ne nuk do t’i konkretizojmë në shifra deri pas zgjedhjeve për shkak se opozita po ankohet që po bëjmë fushatë”, tha ai.