Ish-deputeti Ardian Kastrati ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar për themelimin e institucioneve funksionale në vend.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, i pyetur nga moderatori Fidan Jupolli se kujt po i konvenon mosfunksionimi i institucioneve, Kastrati u shpreh se kjo situatë i shkon për shtat agjendave ruse-serbe.
“Sepse në kuptimin praktik, po do me mbajt pushtetin dhe kryeministrinë duke e mbajtur shtetin peng dhe institucionet me qenë jo funksionale, dhe kjo i konvenon agjendave ruse-serbe, që Kosova me pas institucione jo funksionale”, tha mes tjerash Kastrati.
Ndiqni intervistën e plotë:


