E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti me zyrtarin e DASh-it diskutuan për zhvillimet politike dhe raportet me...

Kurti me zyrtarin e DASh-it diskutuan për zhvillimet politike dhe raportet me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë darkës janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë.

“Zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në takim”.

“Gjatë darkës, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në fushën e investimeve, të diplomacisë e të mbrojtjes, si dhe progresin e Republikës së Kosovës në integrimin e saj euro-atlantik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të raporteve me Shtetet e Bashkuara.

The post Kurti me zyrtarin e DASh-it diskutuan për zhvillimet politike dhe raportet me Serbinë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT