Kurti: Me Taulantin kryetar, Peja bëhet qytet funksional e i mirëqenies

Kurti: Me Taulantin kryetar, Peja bëhet qytet funksional e i mirëqenies

Nga Sheshi i Pejës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkrah kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, ka prezantuar zotime të rëndësishme për qytetin dhe fshatrat përreth. Kurti theksoi se Peja do të bëhet një qytet funksional dhe i mirëqenies, falë bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Komunës.

Ai paralajmëroi nisjen e projektit për rrugën Pejë–Kuçishtë–Çakorr, si dhe projektin për furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat e Lugut të Baranit.


“Me mua në Qeveri dhe me Taulantin në Komunë, Peja bëhet qytet funksional e qytet i mirëqenies,” deklaroi Kurti.

Ndërkohë, kandidati për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, u shpreh se 12 tetori është dita kur qyteti kthehet tek qytetarët.

“Ky është zotimi ynë dhe kjo është mundësia jonë. Bashkë për Pejën, me Kryeministrin, e bëjmë ndryshimin,” tha Kelmendi.