E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike

Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës plenare, në foltoren e Kuvendit, ka lavdëruar punën e qeverisjes së tij gjatë këtij mandati.

Ai tha se kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike, raporton Klankosova.tv.

“Kryesorja e këtyre katër viteve të qeverisjes është rritja ekonomike, e cila është 6.36 për qind e bruto produktit vendor mesatarisht në këto tri vite. Asnjëherë pa rënën nën 4 për qind, natyrisht rritje reale pasi të hiqet inflacioni”, u shpreh Kurti.

“Në kuadër të kësaj rritjeje ekonomike kemi edhe dyfishim të eksporteve, edhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja”, shtoi ai.

Shefi i qeverisë tutje tha se ka hyrje shumë të lartë të të hyrave në buxhetin e Kosovës.

“Konkretisht këtë vit janë mbi 3 miliardë të hyra tatimore”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT