E diel, 8 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt...

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë mbledhjes së 58-të të Këshillit të Përgjithshëm, të parës pas zgjedhjeve, ai theksoi se përkrahja për VV-në ishte e pastër dhe e ndershme.

Kurti theksoi se kjo fitore nuk erdhi si rezultat i borxheve ndaj individëve, grupeve apo strukturave të veçanta, por ishte një votë e pastër popullore, e sinqertë qytetare.

“42.3 për qind e votave është një votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pa asnjë borxh ndaj askujt për asgjë. Ose për të qenë më të saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të veçantë, grupi të posaçëm, apo strukturë të veçantë. I kemi gjithçka borxh popullit, nga i cili vijmë si përfaqësues politikë, për t’iu rikthyer atij me shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale”, ka deklaruar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT