E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizKurti: Jemi përkrah Ukrainës në luftën e saj për liri dhe demokraci

Kurti: Jemi përkrah Ukrainës në luftën e saj për liri dhe demokraci

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë ka thënë se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.

Kurti përmendi solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase, duke theksuar pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarek si ndihmë atje.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka shkruar Kurti në X.

“Sot është përvjetori i tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike. Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci” ka shkruar ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498