Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që më 16 dhjetor 2024, në orën 09:30, të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.
Kurti pritet të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.
Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai nesër do ta paraqitet para Prokurorisë.
Ai ishte pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit, por u përgjigj me vetëm: ”Jam me nxitim…!”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>