Kurti i drejtohet qytetarëve nga vetura: Sot kemi tubimin madhështor për Faton Pecin

Kurti i drejtohet qytetarëve nga vetura: Sot kemi tubimin madhështor për Faton Pecin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ndodhet në Mitrovicë për të marrë pjesë në tubimin përmbyllës zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kandidati për kryetar të Komunës është Faton Peci.

Kështu njoftoi Kurti përmes një video të publikuar në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Prishtina kurrë nuk ka qenë më e lidhur me Mitrovicën e me rrugën e re, ajo është edhe më afër. Sot jemi në Mitrovicë, sepse aty e kemi tubimin madhështor përmbyllës në Palestrën “Minatori” në orën 16:00 për Faton Pecin, kryetar të ri të Komunës, dhe fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, shkroi ai.

Ai gjithashtu theksoi lidhjen gjithnjë e më të ngushtë mes Mitrovicës dhe Prishtinës, falë infrastrukturës së re rrugore.

“Prishtina kurrë nuk ka qenë më e lidhur me Mitrovicën e me rrugën e re, ajo është edhe më afër,” u shpreh Kurti. /Telegrafi/