Kurti i dorëzon Von der Leyenit tri letra zyrtare për nisjen e dialogun strategjik me BE-në

Kurti i dorëzon Von der Leyenit tri letra zyrtare për nisjen e dialogun strategjik me BE-në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Von der Leyen për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Në komunikatën për media thuhet se në gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, reformat dhe progresin tonë në sundim të ligjit dhe fushën e sigurisë, përparimin demokratik dhe rritjen ekonomike.

“Kryeministri ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën. Kryeministri foli edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane”.

Tutje, në komunikatë thuhet se Kurti i ka dorëzuar Von der Leyen tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik siç thuhet, në tre sektorë kyç, Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit si dhe Industri të Mbrojtjes.

The post Kurti i dorëzon Von der Leyenit tri letra zyrtare për nisjen e dialogun strategjik me BE-në appeared first on Klan Kosova.