E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti i bindur: Do t’i kemi 61 vota për formimin e Qeverisë,...

Kurti i bindur: Do t’i kemi 61 vota për formimin e Qeverisë, por paraprakisht na duhet Kuvendi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur besim të plotë se do të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, ai ka pranuar se sfida e parë që po e pengon këtë proces është konstituimi i Kuvendit të Kosovës, për të cilin ende nuk ka arritur konsensusin e nevojshëm.

Kurti tha se mandati i kaluar është përmbyllur me sukses dhe për herë të parë në mënyrë të plotë. Ai përmendi një sërë arritjesh që, sipas tij, e karakterizuan qeverisjen e kaluar, përfshirë “sovranitetin më të madh shtetëror, integrimin territorial, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies sociale”.

“E kemi përfunduar një mandat për herë të parë në tërësi. I kemi synuar 500 mijë vota, kemi arritur rreth 400 mijë, një rezultat i mirë”, deklaroi Kurti në një intervistë për RTK-në.

Ai shtoi se pritjet ishin që Kuvendi të konstituohej më shpejt, duke konfirmuar se kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu, e cila është ndër figurat më të votuara në këto zgjedhje.

“Propozimi për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Ajo ka marrë mbi 125 mijë vota dhe është gruaja më e votuar në zgjedhje”, u shpreh Kurti, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga kjo kandidaturë, pavarësisht kundërshtimeve të partive të tjera.

Ai theksoi se votimi për konstituimin e Kuvendit është tentuar disa herë pa sukses.

“Provuam disa herë votimin, por nuk arritëm të sigurojmë 61 vota. Kërkuam edhe zgjidhje nga presidentja. Jemi në një situatë kur 10 herë është refuzuar formimi i një komisioni për votim të fshehtë”, tha ai, duke akuzuar opozitën se po e bllokon procesin dhe se me këtë po shkel Kushtetutën.

“Në momentin që konstituohet Kuvendi, unë si kryeministër në detyrë dhe si lider i partisë fituese, do t’i kem 61 vota për krijimin e Qeverisë,” përfundoi Kurti.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është thirrur për nesër dhe do të jetë përpjekja e 19-të për t’u arritur ky hap vendimtar drejt formimit të institucioneve të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT