Kurti flet për pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-të: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës amerikane

Kurti flet për pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-të: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës amerikane

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot në mbledhje e Qeverisë së Kosovës ka folur për pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti në mbledhje theksoi se sa i përket njoftimit të javës së kaluar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë
dëshiron të qartësojë për qytetarët se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që kanë.


“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, tha ai.