Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua për proceset zgjedhore që së fundi u mbajtën në Kosovë dhe Gjermani e për rëndësinë e formimit të institucioneve.
“Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti e Rohde folën edhe për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani dhe thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve
The post Kurti flet me Rohden për zgjedhjet në Kosovë e Gjermani dhe formimin e institucioneve appeared first on Klan Kosova.