E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Kurti është i interesuar për zgjedhje të reja, andaj propozoi Haxhiun për...

“Kurti është i interesuar për zgjedhje të reja, andaj propozoi Haxhiun për kryekuvendare”, thotë Mehmeti

Kanë mbetur edhe katër seanca deri në përfundimin e afatit që Gjykata Kushtetuese ua ka caktuar deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Nëse ky afat nuk respektohet, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se do t’i drejtohet vetë Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë temë, në “Kosova Today” kanë diskutuar gazetarët Ardian Gaxheri dhe Faton Mehmeti si dhe opinionisti Zejnullah Jakupi.

Gaxherri thotë se sfera politike e Kosovës tanimë ka kaluar çdo kufi të normales.

“Sinqerisht, kjo sfera politike e Kosovës ka tejkaluar çdo kufi të normales, çdo kufi etik të politik-bërjes, por edhe ndjeshmërisë ndaj popullatës. Ne po e shohim presidenten e cila është e vonuar në procese, është munduar të mbajë balancin dhe është për t’u vlerësuar”, tha Gaxherri.

Ndërsa Jakupi komentoi deklaratën e Osmanit për t’iu drejtuar Kushtetues, dhe pse mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Nëse nuk respektohet afati deri më 26 korrik, do të pasojë me veprim të presidentes, e cila do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për veprim ligjor. Jo për koalicion qeveritar, por qëllimi i këtij hapi është sqarues”, tha nga ana tjetër Jakupi.

E Mehmeti sqaroi se si qëndron panorama e gjendjes aktuale në vend.

“Panorama e gjendjes aktuale është kështu. Kemi në njërën anë kryeministrin i cili nuk është i interesuar për me zgjidh problemin, ai më shumë është i interesuat me shku në zgjedhje, prandaj e ka kandiduar një kandidate që e di që nuk i merr votat nga opozita. Në anën tjetër kemi trysnin nga ndërkombëtarët”, thotë Mehmeti.

The post “Kurti është i interesuar për zgjedhje të reja, andaj propozoi Haxhiun për kryekuvendare”, thotë Mehmeti appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT