E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizKurti: Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së...

Kurti: Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare

Më rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas këtyre homazheve ai u shpreh se epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare.

“Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, shpërthyen demonstratat gjithëpopullore dhe solidaritet i paparë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, por edhe gjithandej në mërgatë e njëkohësisht u vetëdijësua e ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtar edhe diplomacia botërore”, u shpreh Kurti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT