Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti ende në Kuvend pas takimit me Hamzën, nuk dihet arsyeja (VIDEO)

Kurti ende në Kuvend pas takimit me Hamzën, nuk dihet arsyeja (VIDEO)

Nga selia qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, bëri të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet ende brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, deri më tani nuk dihet arsyeja pse Kurti po vazhdon të qëndrojë në ambientet e Kuvendit.

“Nga infot nga Kuvendi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ende brenda Kuvendit, nuk dihet si cila është arsyeja pse ai po vazhdon të qëndrojë aty”, tha Bellagoshi.

Siç bëri të ditur ajo, ky ishte takimi i fundit i Hamzës me Kurtin, pasi i pari i PDK-së konfirmoi se tashmë kanë një emër për president nga ky subjekt. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT