Kurti e quan historike fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të jashtëzakonshëm djemtë e ekipit të Kosovës që triumfuan në ndeshjen ndaj Suedisë.

A në një postim në Facebook ka thënë se fitorja ishte historike.

“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/