E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti e Limaj do të takohen sërish

Kurti e Limaj do të takohen sërish

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati mbi dy orë.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se pritet të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt. Nëse ky takim realizohet, ai pritet të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje që synon zgjidhjen e ngërçit politik.

Po sipas këtyre burimeve, tema kryesore e diskutimit në takimin e djeshëm ishte arritja e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit. Ndërkaq, pozita e kryetarit të Kuvendit nuk ka qenë fare pjesë e bisedimeve.

The post Kurti e Limaj do të takohen sërish appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT