E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeKosovëKurti: Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë

Kurti: Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se “duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë”.

“Po fillojmë fushatën “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, me thirrjen e përbashkët për ndërgjegjësim, për drejtësi e për barazi. Për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtën të jetojë e lirë, e të ëndërrojë pa frikë”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se qeveria e tij po vepron çdo ditë.

“Po forcojmë ligjet. Po rrisim ndihmën për strehimoret. Po fuqizojmë gratë ekonomikisht. Po mbështesim viktimat e dhunës me bazë gjinore”, tha Kurti.

“Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë. Shpijmë përpara barazinë në shoqëri dhe zhvillimin në shtetin tonë. Kjo është beteja jonë. Jo vetëm e grave. Por e burrave dhe grave së bashku. Sepse një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë. Më e drejtë. Më njerëzore”.

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498