Tuesday, March 10, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti diskuton me Marta Kos: Integrimi i Kosovës në BE, prioritet kryesor...

Kurti diskuton me Marta Kos: Integrimi i Kosovës në BE, prioritet kryesor i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimi Evropian, Marta Kos, ku diskutuan për ecurinë e reformave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti theksoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat dhe vuri në pah miratimin e Planit të Rritjes dhe buxhetit të ri, duke nënvizuar se integrimi në BE mbetet prioritet kryesor i Qeverisë.

Ata gjithashtu diskutuan zhvillimet aktuale në vend dhe harmonizimin e Kosovës me politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Kryeministri Kurti theksoi se ndër vendimet e para të Kuvendit të Republikës së Kosovës, krahas miratimit të buxhetit të ri në vlerë prej 4 miliardë euro, ishte edhe miratimi i Planit të Rritjes në vlerë prej 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Pas miratimit të Planit të Rritjes, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraparë një sërë hapash për zbatim, të ndërlidhur ngushtë me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT