E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti: Dikur kishim korrupsion shumë e pak zhurmë, sot ka ngelur vetëm...

Kurti: Dikur kishim korrupsion shumë e pak zhurmë, sot ka ngelur vetëm zhurma

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Javën Kundër Korrupsionit, ka përmendur arritjet e qeverisjes së tij afro 5-vjeçare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar 146 grupe kriminale, janë arrestuar 350 zyrtarë publikë dhe janë konfiskuar 6.7 ton drogë.

Po ashtu, Kurti tha se janë shkatërruar 23 laboratorë të drogës, prej të cilëve 13 në veri të vendit, dhe janë ndalur veprat superkorruptive të qeverisjeve të kaluara.

“Kjo qeveri ka luftuar korrupsionin, por njëkohësisht është rritur ekonomia dhe është zvogëluar papunësia, nga 26 për qind në më pak se 11 për qind”, theksoi ai.

Kurti nuk la pa kritikuar edhe Gjykatën Kushtetuese për bllokim të reformave, duke theksuar rëndësinë e tyre në procesin antikorrupsion.

“Rezultatet do të ishin më të mira po të mos bllokohej reforma antikorrupsion nga Gjykata Kushtetuese, sidomos byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Por, siç e thotë populli, kjo vetëm vonim se shpëtim nuk ka”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se për qeverinë e tij, lufta kundër korrupsionit mbetet detyrë e përditshme:

“Dikur kishim shumë korrupsion e më pak zhurmë për prezencën e tij. Ai nuk luftohej sepse shteti ishte i kapur. Sot, kur ekonomia dhe buxheti i shtetit janë rritur me miliarda, kur janë luftuar dhe larguar abuzuesit e homologimeve, asfaltimeve e terminaleve, duke kursyer qindra miliona, ka ngelur vetëm zhurma. E më të zhurmshmit janë ata që kanë humbur më së shumti”, përfundoi Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT