Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shënuar një rritje marramendëse të shpenzimeve gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, veçanërisht gjatë vitit të fundit, ku u shpenzua afro 10 herë më shumë sesa në vitin e parë të mandatit.
Të dhënat e siguruara nga televizioni Dukagjini përmes një kërkese për qasje në dokumente publike tregojnë se vetëm për dreka dhe darka, Kurti dhe stafi i tij kanë shpenzuar 112,332 euro në vitin 2024 – një shumë që përkthehet në rreth 307 euro në ditë, pothuajse sa paga minimale mujore në vend.
Krahasuar me vitin 2021, kur për të njëjtat nevoja ishin shpenzuar vetëm 3,425 euro për nëntë muaj, kjo nënkupton një rritje prej 829 për qind, apo 32 herë më shumë.
Por nuk janë vetëm drekat që i kanë kushtuar shtetit. Shpenzimet janë rritur pothuajse në të gjitha kategoritë:
- Bileta udhëtimi: nga 2,783 euro (2021) në 62,995 euro (2024)
- Mëditje: nga 5,000 euro në 2021, në 39,485 euro në 2024
- Akomodim: rreth 23,000 euro nga vetë Kurti dhe mbi 46,000 euro nga stafi
- Telefonata: nga 3,000 në 9,000 euro në vit
Sipas shifrave, Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar në total:
- 33,962 euro në vitin 2021
- 192,369 euro në vitin 2022
- 208,893 euro në vitin 2023
- 315,588 euro në vitin 2024
Në vitin 2024, për bileta avioni janë paguar 76,736 euro, prej të cilave rreth 63,000 euro nga stafi dhe 13,000 euro nga vetë Kurti.
Në anën tjetër, Kryeministri ka ruajtur vijën e tij të përhershme, duke mos përfituar as mëditje e as shpenzime për telefon personal.
Megjithatë, të dhënat nuk specifikojnë qartë numrin e personave që përfshihen në kategorinë “stafi i Kryeministrit”, çka lë hapësirë për pikëpyetje në lidhje me transparencën dhe menaxhimin e financave në nivelin më të lartë qeveritar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);