Kurti dhe Lawler diskutojnë për forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe zhvillimet në Ballkan

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot në Nju Jork me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Mike Lawler, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Sipas njoftimit të Qeverisë në detyrë, në këtë takim u diskutua për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare.

U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare në këtë proces.

Kryeministri Kurti e informoi kongresistin Lawler për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke përmendur progresin në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit.

Temë e diskutimit, sipas njoftimit, ishte edhe rreziku i ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kongresisti Lawler njoftoi Kurtin për vendimin e tij që t’i bashkohet Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/