Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ajo që duhet të japë fjalën e fundit nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja apo jo. Ai ka theksuar se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues.

Duke komentuar dekretin e Vjosa Osmani, e cila shpërndau Kuvendin për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit deri më 5 mars, Kurti ka thënë se procesi nuk kishte arritur në rundin e tretë, që sipas tij do të çonte automatikisht në zgjedhje.

Sipas tij, procesi nuk arriti të përmbyllë as rundin e parë për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës në seancë.

“Mirëpo ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT