Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së ministrit pas dorëheqjes së Liburn Aliut.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.
Aliu kishte dhënë dorëheqje, duke thënë se vendimi ishte marrë pasi Dimal Basha mori postin e kryeparlamentarit. Sipas tij, zgjedhja e Bashës s’ka qenë në lartësinë e idealit të tij për Republikën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!