Cilat janë armët më të sofistikuara në të cilat po investojnë fuqitë e mëdha?
Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar ish-koloneli i forcave ushtarake, Ismet Ibishi, njëherësh dhe ish-ministër.
“Kryesisht, gjithmonë, bota ka pasur frikën që nga Hiroshima dhe Nagasaki nga armët nukleare, të cilat edhe sot, pas sa e sa dekadave lindin fëmijë me pasoja, që do të thotë është një armë e cila me të drejtë, e gjithë popullata e rruzullit tokësor e ka një shqetësim të madh, pasi asnjëherë s’ka qenë rreziku më i madh që këto armë të përdoren prapë”, u shpreh Ibishi.
Ai shton se kurrë nuk ka qenë më afër që armët bërthamore të përdoren prapë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, armët nukleare e posedojnë shumë shtete, dhe siç thekson ai, vetëm njëri prej tyre mjafton ta përdorë për t’i përdorur të gjithë.
The post “Kurrë s’ka qenë më afër që të përdoren armët nukleare”, Ibishi: Bota po frikësohet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.