Kur do të ndriçohet kryeqyteti? (VIDEO)

Kur do të ndriçohet kryeqyteti? (VIDEO)

Bekim Gashi, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka folur lidhur me shqetësimet e qytetarëve për mungesë të ndriçimit në disa zona dhe lagje të kryeqytetit.

“Brenda kuadrit të një projekti të gjerë, po realizohet një ndërhyrje për modernizimin e ndriçimit publik në komunën e Prishtinës. Qëllimi kryesor është ngritja e efikasitetit të energjisë, reduktimi i shpenzimeve financiare dhe përmirësimi i cilësisë së rrugëve dhe hapësirave publike”, tha Gashi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë vendosur 2 mijë e 400 trupa “smart” me teknologji më të avancuar në shtylla ku ka munguar ndriçimi publik.

The post Kur do të ndriçohet kryeqyteti? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.