Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se konkursi për punësimin e anesteziologëve të rinj pritet të hapet shumë shpejt.
Në një përgjigje për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, Vitia tha se konkursi mund të hapet brenda 10 ditëve ose në dy javët e ardhshme.
“Ka qenë në proces të licencimit pas përfundimit, sepse secili mjek për të punuar në sistemin tonë shëndetësor e ka të nevojshme licencën. Pas përfundimit të këtij procesi, me shpejtësinë dhe seriozitetin më të madh, dhe duke filluar me prioritetin më të lartë, që në këtë rast janë anesteziologët, shumë shpresoj se do të kemi hapjen e konkursit shumë shpejt, në dhjetë ditë ose në dy javët e ardhshme”, tha ai./Klankosova.tv


