Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeKur do të ftohen liderët partiakë nga Presidentja për datën e zgjedhjeve...

Kur do të ftohen liderët partiakë nga Presidentja për datën e zgjedhjeve të reja? Flet Osmani

Liderët e partive politike do të thirren gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të reja, pas nxjerrjes së dekretit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit.

Këtë e tha vetë Presidentja Osmani në një konferencë për media.

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht, dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe ët shpallen zgjedhjet e reja. Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike, dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data”, u shpreh Osmani.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT