Gurakuq Kuqi nga Instituti “Octopus” ka deklaruar se Serbia është në një aleancë me Kinën.
Në emisionin “Edicioni Special”, Kuqi tha se Serbia ka një aleancë edhe me Rusinë, duke theksuar se kjo përbën rrezik për rajonin, transmeton Klankosova.tv.
Se a do duhej të bënte diçka Kosova në lidhje me këto zhvillime, Kuqi tha se duhej të krijonte mundësi të armatosjes së ushtrisë dhe që të rinjtë në Kosovë të jenë të aftë të menaxhojnë nëse do kishte krizë lufte në vend.


