Ftohja e raporteve mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një nga top temat politike jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.
Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, po e minimizon nivelin e prishjes së këtij raporti mes dyja vendeve, por nga Washingtoni e thonë të kundërten, dhe duket se situata të jetë goxha serioze.
Charles Kupcham nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Washington, ka deklaruar se do të ishte vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me një mbështetës kaq të fortë si SHBA.
“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, tha ai për Radio Evropa e Lirë, transmeton Klankosova.tv.
Kupchan theksoi se Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe ShBA-të.
“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, ka thënë Kupchan.
The post Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me ShBA-në appeared first on Klan Kosova.